Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJE PËRSËRI!

Kosova U21 mbyll kualifikimet me humbje!

Kosova U21 mbyll kualifikimet me humbje!


15 October, 2024 @19:01

Disfatë e radhës për Kosovën U21 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025, edhe pse shpresat dardane me një pikë të fituar gjatë tetorit do të kishin mundur të hynë në histori si gjenerata me më së shumti pikë të fituara.

Por, Estonia u tregua e fortë sonte karshi Kosovës në përballjen ku prej minutës së 70-të ekipi i Afrim Tovërlanit luajti me 10 lojtarë në fushë pasi që Yll Ibrahimi mori karton të kuq!

Sidoqoftë, kjo nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar, pasi që estonezët shumë më konkret filluan pjesën e parë mirë dhe siguruan epërsi për rehati në pjesë të dytë përmes golave të Teevalit (21’) nga penalltia dhe Kristalit (44’).

Kosova U 21 uli epërsinë kur ishte me 10 lojtarë, përmes Milot Avdylit (77’), por vendasit me Ustën (87’) rikthyen avantazhin dygolësh për të mbyllur ndeshjen me 3-1.

Përfundimisht, pa kualifikim, Kosova humbi rastin që me fitore sonte të dalë në vend të tretë së paku, derisa mbylli Grupin D kualifikues me 3 fitore, 3 barazime e 4 humbje në total, që sollën 12 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian