PA FITUES NË "LIMAN GEGAJ"

Supergoli i Hazrollajt, shpëton Malishevën nga humbja e katërt radhazi!
3 May, 2025 @23:56
Një gol shumë i bukur i Drilon Hazrollajt i shënuar në minutën e 85-të të ndeshjes ka shpëtuar Malishevën e drejtuar nga Bekim Isufi prej humbjes së katërt me radhë në Superligë.
Ekipi që po lufton për të dalë në gara evropiane përkundër rasteve që kishte dhe tentimeve drejt portës kundërshtare, ka parë veten në disanvatazh, kur pas një fauli në zonë, Dukagjini avancoi me penallti. Mërgim Pefqeli u tregua i saktë.
Malisheva edhe më kërkuese, por Dukagjini me dy raste konkrete ku sulmuesit nuk u treguan më preciz, për të pasuar ndëshkimi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Hazrollaj në tentim krosimi të fortë, parabolon Margonon për barazim, Malisheva - Dukagjini 1-1 [Drilon Hazrollaj 85’—Mërgim Pefqeli 59’].
Me 32 ndeshje të luajtura, 4 sosh para fundit të stinorit, Malisheva vazhdon të jetë e treta me 48 pikë. Dukagjini është i teti sot, me 41 pikë, një më shumë sesa Llapi që është në zonë të barazhit dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.