BALLKANI FITON DERBIN NDAJ MALISHEVËS

Foto: FCBallkani/ fb
Ballkani shtyen festën e Dritës me fitore, Sunday top-golashënues
26 April, 2025 @19:43
Nigeriani Sunday Adetunji është bërë golashënuesi më i mirë i Superligës sot me golat e shënuara në fitore ndaj Malishevës, ndërkaq Ballkani me tre pikë ia ka shtyer festën e titullit Dritës, që është lidere.
Adetunji me golat e tij ka dalë mbi Mevlan Zekën në listën e golashënuesve, ndërsa me fitore, Ballkani dallimin ndaj Dritës e ka ulë në 9 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të stinorit. Ballkani - Malisheva 3-2 [Sundaj Adetunji 36’, 43’, Queven Inacion 68’—Robert Ndjigi 54’, Drilon Hazrollaj 61’].
Pas golave të nigerianit në pjesë të parë Malisheva u këndell krejtësisht në pjesë të dytë, arriti të barazojë nga dy ndërprerje, te e para duke shtyer topin në rrjetë pas tollovisë në zonë, ndërsa te e dyta direkt me Hazrollajn, që po kalon ditët e fundit në Superligë të Kosovës para se të marrë rrugë për Rumani.
Sidoqoftë, brazilini Queven Inacio pas një depërtimi në zonë ka siguruar fitoren e Ballkanit pak pasi që kishin barazuar mysafirët dhe Ballkani i Orges Shehit doli fitues, duke regjistruar fitoren e 16-të sezonale.
Me këtë suharekasit janë në pozitë të dytë pas 31 ndeshjeve me 57 pikë, ndërkaq Malisheva e treta ka 47 pikë, pas përjetimit të humbjes së dhjetë sezonale.