Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE ME MUND!

Aganspahic me hat-trickun e parë në Superligë, Gjilani përmbys Feronikelin’74

Aganspahic me hat-trickun e parë në Superligë, Gjilani përmbys Feronikelin’74


2 May, 2025 @20:12

Në një ndeshje ku pritej fitore e Gjilanit, ndaj Feronikelit’74 të rënë nga Superliga, ajo ndodhi, por në një mënyrë jashtëzakonisht dramatike. Feronikeli’74 i drejtuar nga Granit Dervisholli me një lojë të mirë, angazhuese dhe me Hasan Hysenin në formë, mori epërsi dygolëshe në fund të pjesës së parë.

E në pjesë të dytë, kur Ardian Nuhiji futi në lojë sulmuesin Almir Aganspahic, gjërat ndryshuan, ky i fundit shëoni hat-trickun e parë në Kosovë dhe i solli fitoren dramatike Gjilanit në kohën shtesë, pasi që më parë bashkëlojtari i tij i sulmit Senad Jarovic, kishte humbur penalltinë!

TABELA AKTUALE

Përfundimtarja: Feronikeli’74 - Gjilani 2-3 [Hasan Hyseni 23’, 35’pen.—Almir Aganspahic 53’, 82’, 90’+6], ndërsa për gjilanasit fitorja e 12-të sezonale për të arritur në 45 pikë pas 32 ndeshjesh të luajtura në Superligë. Feronikeli’74 pësoi për të 23-tën herë këtë stinor dhe është i fundit, i dhjeti në renditje, dhe i rënë nga Superliga me vetëm 15 pikë.

Gjilani pret Malishevën në xhiron tjetër, që pritet të jetë duel vërtetë i madh për shkak se ekipet synojnë garat evropiane. Feronikeli’74 pret Suharekën, këta të fundit në rrezik serioz për rënie!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga