Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES!

Në betejën për gara evropiane, numri i barazimeve bëhet dyshifror!

Në betejën për gara evropiane, numri i barazimeve bëhet dyshifror!


6 May, 2025 @17:51

Në një ndeshje ku Gjilani vendas dhe Malisheva mysafire kishin tre pikë dallim mes veti dhe i pari ishte i pesti i dyti në të tretin, po kërkon fitoren. Fitorja, ka qenë me rëndësi shumë të madhe për të dyjat, pasi që pozita e tretë siguron dalje në gara evropiane.

Në fund, ekipet u ndanë me barazim pa gola, për të ndarë pikët dhe për të bërë me numër dyshifror numrin e barazimeve të ekipeve - nga dhjetë të dyjat me sot - pas duelit të përfunduar: Gjilani - Malisheva 0-0!

Malisheva pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti me 10 lojtarë, pasi që sulmuesi i tyre Fatjon Bunjaku mori karton të kuq në minutën e 27-të të ndeshjes, pasi që fauli dhe kartoni i verdhë i dhënë u ftuan nga VAR, për t’u shndërruar në të kuqe direkte pas VAR-it! Deri në atë moment, Malisheva mbizotëroi me raste, ndërsa Drilon Hazrollaj shkëlqente duke krijuar raste për bashkëlojtarët.

TABELA AKTUALE

Pak para se të përfundonte pjesa e parë Gjilani shënoi përmes Edison Kqikut kapiten, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Në pjesë të dytë më shumë raste për Gjilanin, por jo sa për të ndërruar rezultat. Derisa minuta e 88-të solli ndërprerje të detyrueshme të ndeshjes për shkak të lëndimit të Oltion Bilallit në duel ajror me portierin mysafir. Bilalli u dërgua me autoambulancë për në spital të Gjilanit.

Ndeshja vazhdoi derisa për shkak të ndërprerjes dueli gjeti minutën e 90’+15 deri sa mori fund - pa ndërrime në rezultat, për tu ndarë pikët nga ekipet.

Gjilani, pas ndeshjes së parë të xhiros XXXIII është i pesti me 46 pikë. Malisheva e treta, me 49 pikë. Të dyja mund të ndërrojnë pozicion deri në fund të xhiros kur nesër e pasnesër luhen duelet tjera të kësaj mesjave, derisa fundi i kampionatit është tre xhiro larg.

E PËRDITËSUAR NË 19:50: Oltion Bilalli nga spitali i Gjilanit është transferuar në QKUK, për shkak se ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetë - këtë njoftim e ka dhënë Syart Rrahmani, drejtori i SC Gjilani për TVD;
Bilalli është 23-vjeçar. Ai ka filluar karrierën e tij te Gjilani dhe pas një periudhe të shkurtër të kaluar në Turqi, i është kthyer të kuqve të qytetit nga Anamorava.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga