Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 7 XHIROSH VJEN FITORJA

Suhareka vazhdon shpresën për mbijetesë

Foto: FCSuhareka

Suhareka vazhdon shpresën për mbijetesë


7 May, 2025 @20:49

I kishin 5 fitore pas 5 xhirove të para në stinorin debutues në Superligë. Por sot, kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të stinorit arritën fitoren e 10 sezonale për të shtuar gjasat për mbijetesë.

Suhareka mposhti Feronikelin’74 si mysafir, për të shtuar shpresat për mbijetesë në Superligë në stinorin debutues të tyre, pasi që fitoi ndeshjen në “Rexhep Rexhepi” me rezultat: Feronikeli’74 - Suhareka 2-3 [Adonis Qorri 73’, Lorik Boshnjaku 90’+3ag.—Jakup Berisha 6’, Fitim Susuri 29’, Mevlan Zeka 57’].

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë pas shtatë xhirosh për suhrekasit e drejtuar nga Mirel Joca, të cilët në stinorin e nisur shkëlqyeshëm si debutues, po luftojnë për mbijetesë, pas rrethanave të ndryshme të krijuara përgjatë stinorit.

Për tu shënuar, Eneid Kodra mori karton të kuq kah fundi i ndeshjes (87’).

Feronikeli’74 në anën tjetër, përkundër se i rënë nga Superliga vazhdon të tregojë lojë duke mos lëshuar asnjë rast potencial për t’i bërë probleme secilit - gjë që rrallë ndodhë në futbollin kosovar.

Pas kësaj fitoreje, Suhareka vazhdon të jetë e parafundit në renditje në pozitën e nëntë (që rrëzon nga Superliga). Ekipi ka 36 pikë nga 33 ndeshje dhe është 4 pikë larg zonës së barazhit momentalisht. Deri në fund të stinorit ka edhe 3 xhiro dhe mbetet të shihet se si do të shkojnë ndeshjet dhe a do të mund të mbijetojë Suhareka.

Sa i përket Feronikelit’74, ekipi i fundit në renditje tabelare ka 15 pikë nga 33 ndeshje në pozitë të dhjetë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga