NUK KA FITUES NË "18 QERSHORI"

Foto: FCPrishtina/ fb
Liderja e barazimeve, përsëri barazon!
7 May, 2025 @20:03
Nuk ka pasur gol dhe në fund ekipet kanë ndarë pikët. Përkundër se asnjëra nuk ka të sigurt ikjen nga barazhi dhe donte fitoren, ajo nuk erdhi dhe tashmë Prishtina është e gjashta me 44 pikë e Dukagjini i shtati me 42 pikë, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të stinorit.
Dukagjini - Prishtina 0-0 ishte përfundimtarja në “18 qershori” të Klinës, ku nuk munguan rastet. Veçanërisht për Prishtinën, që në minutën e 30-të edhe shënoi, por Leotrim Kryeziu ishte në ofsajd. Bardhekaltërit mysafirë kanë pasur raste të mira edhe me Axel Gnapin, Kryeziun përsëri më pas edhe në pjesë të dytë me Shillovën në fund, por ose mbrojtja luftarake ose portieri Margono bënin atë që duhej dhe kështu klinasit e drejtuar nga Ismet Munishi siguruan pikën e shumë kërkuar.
Derisa Prishtina e ka të sigurt pozitën e gjashtë për këtë xhiro në fund të saj, Dukagjini mund të bie një mëposhtë nëse Llapi fiton në duelin e xhiros që luhet nesër.