Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË DERBI

Ish kampioni dhe kampioni i ri, barazojnë

Ish kampioni dhe kampioni i ri, barazojnë


8 May, 2025 @20:47

Dyshja më e mirë e vitit në Superligë u takuan në përballjen e luajtur sot në Suharekë, ndërsa në fund ndanë pikët. Ballkani, tashmë ish-kampion i Superligës u takua me kampionin e posashpalluar, Dritën.

Dominim i Ballkanit u kurorëzua shpejt, por kartoni i kuq i Eris Abedinit (23’) ndërroi baraspeshën në terren dhe Drita më pas barazoi me një gol të bukur të Besnik Krasniqit. Ballkani kishte avancuar me Sundayin në formë. Ballkani pas barazimit kishte edhe disa raste të mira, përkundër se ishte me 10 lojtarë, por pa fat para portës kundërshtare.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë gola nuk kishte, ndërsa kah fundi i ndeshjes edhe Geralb Ismajli i Ballkanit mori karton të kuq, kur pas kartonit të verdhë për faul aplaudoi referin e ndeshjes (88’). Në fund, Ballkani - Drita 1-1 [Sunday Adentunji 16’—Besnik Krasniqi 32’].

Drita kampione, pas 33 ndeshjeve ka arritur kuotën e 70 pikëve, ndërsa Ballkani nënkampion tashmë, ka 58 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga