Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KDE-së

Prishtina, Malisheva dhe Vëllaznimi - dënohen nga KDE

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina, Malisheva dhe Vëllaznimi - dënohen nga KDE


9 May, 2025 @11:19

Dy skuadra të Superligës dhe një e Ligës së Parë janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës i FFK-së, pas ndeshjeve të fundit në xhirot përkatëse të ligave në fjalë.

Të trija ekipet, Prishtina, Malisheva dhe Vëllaznimi janë dënuar me të njëjtin dënim “lëshim në organizim të ndeshjes”, por varësisht prej rastit, Prishtina ka marrë gjobë më të madhe.

Mëposhtë, dënimet e shqiptuara nga KDE i FFK-së, sipas Vendimit të botuar në web-faqen zyrtare të Federatës:

FC “Prishtina“. Lëshim në organizimin e ndeshjes , pas përfundimit të ndeshjes një person i pasutorizuar (i afërm me kryesinë e klubit) në gjendje të dehur hyn në lokalet zyrtare shan, ofendon dhe kërcënon personat zyrtarë të mysafirëve për çka bëhët tollovi, mirëpo me intervenimin e policisë evitohet më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recidivist).

KF “Vëllaznimi“. Lëshim në organizmin e ndeshjes, që nga fillimi i ndeshjes tifozëria vendase e Vëllaznimit kishte sjellje agresive nda skuadrës mysafire, duke i ofenduar ata në kor, ndërkaq në min 50 ndëprehet ndeshja për 5 minuta për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, të cilat hudheshin në drejtim të bankinës dhe lojtarëve mysafirë në fushë nga të cilat fusha sintetike është dëmtuar në së paku 5 vende. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi – Liria. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recidivist).

KF “Malisheva”. Lëshim në organizmin e ndeshjes, në min 90+ një person i paautorizuar hyn në shtegun e atletikës dhe gjuan (ndezëse) mjete piroteknike për çka gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 2 – 3 minuta derisa u largua personi i paautorizuar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva –Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 600 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recidivist).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga