
Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova
14 May, 2025 @11:59
Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV) ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht orarin e ndeshjeve kualifikuese të tyre në ndeshjet si vendas për kualifikimet drejt Botërorit 2026.
Zvicra, ka në grup edhe Kosovën si kundërshtare. Pos Kosovës, në grup janë edhe Suedia e Sllovenia. Përballja Zvicra - Kosova do të luhet më 5 shtator me fillim prej orës 20.45 në Basel, ku pritet të ketë mjaft spektatorë që do të përkrahin Kosovën, duke ditur numrin e madh të mërgimtarëve tanë që veprojnë në shtetin helvet.
Shiko: GRUPET KUALIFIKUESE DREJT BOTËRORIT
Ndër të tjera SFV ka bërë të ditur se në portalin ticketmaster.ch do të dalin në shitje edhe biletat për ndeshjen Zvicra - Kosova, që do të jenë të hapura për shitje prej datës 31 korrrik 2025 me fillim prej orës 14.00.
Kosova bën pjesë në Grupin B kualifikues për Botëror, ndërkaq vetëm fituesi i grupit siguron biletën për kampionatin tejoqeanik. Vendi i dytë do të duhet të kërkojë fatin përmes ndeshjeve të playoffit.