RREGULL I RI

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!
12 May, 2025 @16:38
Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, FSHF ka bërë të ditur se për shkak të kërkesës së madhe për bileta për ndeshjen Shqipëria - Serbia do të aplikojë përzgjedhje automatike të aplikuesve për biletë.
Për këtë arsye, më 15 maj do të publikohet një formular për regjistrim dhe me përmes kësaj do të njoftohen adhuruesit se si do të mund të arrijnë te bileta.
Njoftimi i shkurtër i FSHF-së:
Biletat për Shqipëri – Serbi | Informacion i rëndësishëm!
Për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për ndeshjen e 7 qershorit, FSHF do të aplikojë një procedurë speciale për shitjen e biletave:
—Aplikimi: Formulari për regjistrim publikohet deri më 15 maj 2025
—Maksimumi 4 bileta për person
—Përzgjedhja automatike e aplikantëve
—Njoftimi i fituesve më 30 maj 2025
—Pagesa online nga 30 maj - 2 qershor
—Bileta elektronike në email
—Çdo biletë mund të transferohet vetëm një herë
Siguro vendin tënd dhe jepi zemër Kombëtares!