Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLIA E NIS MBARË

Fillimi i mbarë i Tuchelit me Anglinë

Foto: FA

Fillimi i mbarë i Tuchelit me Anglinë


25 March, 2025 @0:09

Selektori i ri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka nisur mbarë detyrën e tij pasi që në dy ndeshjet e para të zhvilluara ka shënuar dy fitore. Anglia ka marrë pikët maksimale nga duelet e para, ndërsa nuk ka pranuar asnjë gol, duke shënuar 5 sosh.

Dy ndeshjet e para Anglia i luajti në “Wembley” ku pasi që mposhti Shqipërinë 2-0, sonte kaloi edhe Letoninë 3-0. Ky është starti më i mirë i Anglisë në kualifikime që prej Fabio Capellos në vitin 2008.

Anglia sonte shënoi përmes Reece James, ndërsa Harry Kane në minutën e 71-të të ndeshjes siguroi fitoren, para se zëvendësuesi Eberechi Eze të shënojë golin e parë për “albionët” 14 minuta para fundit të ndeeshjes për të kompletuar fitoren me tre gola dallim.

Në qershor, Anglia do të ketë një ndeshje kualifikuese, atë ndaj Andorrës si mysafir, kurse datën tjetër të qershorit do ta shfrytëzojë për miqësore ndaj Senegalit.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror