TË GJITHA DUELET E DERITASHME!

Historia e Shqipërisë me Andorrën, 7 ndeshje - 1 humbje
24 March, 2025 @11:02
Cikli kualifikues për Kampionatin Botëror 2026 ka filluar në javën e kaluar, ndërsa Shqipëria e nisi me humbje atë nga favoriti i Grupit K, Anglia. Kuqezinjtë në përballjen e dytë të fazës grupore kualifikuese ndeshen me ekipin e Andorrës.
Përgjithësisht, Shqipëria ka bilanc shumë të mirë ndaj Andorrës, përkundër periudhave të kaluara në brendi të ekipit dhe situatës financiare aty. Kështu, nga 7 ndeshje në total ndaj Andorrës ku ndeshja e parë daton në vitin 2000, kuqezinjtë në total kanë 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje me ata.
Data e ndeshjes, Rezultati:
06.02.2000 (turne) Shqipëria - Andorra 3-0,
17.04.2002 (miqësore) Andorra - Shqipëria 2-0,
02.06.2010 (miqësore) Shqipëria - Andorra 1-0,
25.03.2019 (kual. EURO 2020) Andorra - Shqipëria 0-3,
14.11.2019 (kual. EURO 2020) Shqipëria - Andorra 2-2,
25.03.2021 (kual. “Katari 2022) Andorra - Shqipëria 0-1,
15.11.2021 (kual. “Katari 2022) Shqipëria - Andorra 1-0.
Bilanci i përgjithshëm:
Shqipëria, 5 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Andorra, 1 fitore, 1 barazim, 5 humbje.
Goldallimi: Shqipëria 11-4 Andorra.
Sonte, kuqezinjtë në “Arenën Kombëtare” presin Andorrën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. Ndeshja fillon prej orës 20:45. Ndeshjen e parë kualifikuese, Shqipëria e humbi nga Anglia në Londër, 2-0.
TABELA AKTUALE, GRUPI K:
1. Anglia, 3p.
2. Letonia, 3p.
3. Serbia—p.
4. Andora, 0p.
5. Shqipëria, 0p.