Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLIM ZHGËNJYES I SHQIPËRISË!

Pa guxim, Shqipëria pëson nga Anglia rutinore

Pa guxim, Shqipëria pëson nga Anglia rutinore


22 March, 2025 @0:32

Fitore rutinore për Anglinë, në nismë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, pasi që albionët mposhtën ekipin kuqezi me rezultat 2-0, [Lewis-Skelly 20’, Kane 77’] duke shënuar nga një gol për pjesë, për të kryer detyrën në debutimin zyrtar të trajnerit të ri të tyre, gjermanit Thomas Tuchel.

Anglia u tregua klinike në përballjen, ku Shqipëria nuk tregoi fare dëshirë për të bërë më shumë, ndërkaq ishte e orientuar në mospësim të thellë! Dy gabime i kushtuan kuqezinjëve në “Wembley” sonte, derisa debutuesi Myles Lewis-Skelly shfrytëzoi mosduelin e qëlluar të Jasir Asanit, për 1-0, e në pjesë të dytë, momenti i daljes së gabuar të Arlind Ajetit, bëri që golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë, Harry Kane të shënojë golin e 70-të të tij për “tre luanët” dhe të vulosjes së fitores ndaj “shqiponjave”.

Sylvinho nuk reagoi as pas pjesës së parë, edhe pse kuqezinjtë lëngonin për të dalë në ofanzivë duke qenë në disavatazh. Zëvendësimet që i bëri, ishin tepër të vonshme për të bërë më shumë, pasi që ato erdhën vetëm pasi që vendasit u rehatuan me golin e dytë. Thjesht, ndeshje për tu harruar për kuqezinjtë, që me brazilianin në krye, mendojnë më shumë për të mos pësuar sesa për të shënuar.

Përballja e radhës Shqëpëria - Andorra më 24 mars në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, ku kuqezinjtë shpresojnë për tre pikët e para në grupin e vështirë kualifikues për Botërorin e Amerikës Veriore, derisa pos ekipeve të përmendura, në grup janë edhe Serbia dhe Letonia. Për të theksuar, Jordan Pickford në portën e Anglisë, nuk kishte nevojë të mbronte asnjë goditje, pasi që kuqezinjtë nuk patën asnjë rast serioz.

Nëse ka diçka të mirë për tu përmendur sonte për Shqipërinë nga “Wembley” me mbi 80 miijë shikues të pranishëm, e në gjithë ata kanë qenë Tifozat Kuq e Zi si mysafirë, të cilët brohoritën në secilin moment të ndeshjes, edhe pse FSHF i përjashtoi nga tribunat si vendas - duke mos u rezervuar biletat si gjithnjë në 22 vitet e fundit, për këtë cikël kualifikues.

Sa i përket Anglisë, Kane shënoi golin e 70-të për kombëtaren angleze për të zgjeruar rekordin e golave në krye të golashënuesve të të gjitha kohërave, ndërsa Lewis-Skelly u bë golashënuesi më i ri në histori të Anglisë me debutimin dhe golin e shënuar.

TABELA AKTUALE E GRUPIT K:

1. Anglia 3p.
2. Letonia 3p.
3. Serbia 0p.
4. Andorra 0p.
5. Shqipëria 0p.

Rezultatet e sontme:
Andorra - Letonia 0-1
Anglia - Shqipëria 2-0
Serbia, pushoi
-
Ndeshjet e radhës:
Shqipëria - Andorra
Letonia - Anglia
Serbia, pushon.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror