Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRITJE TË FITORES SË PARË

Sylvinho: Sot duhet të krijojmë!

Foto: FSHF

Sylvinho: Sot duhet të krijojmë!


24 March, 2025 @13:27

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, pas disfatës me Anglinë në ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin K të zonës evropiane, sonte do t’i dalë përballë Andorrës, që është ekipi me koeficient më të ulët në grup dhe të gjithë së paku ndaj tyre, presin fitore.

Jasir Asani

Njëjtë është situata edhe te Shqipëria, ndërkaq në konferecën e fundit për shtyp para ndeshjes, tekniku 50 vjeçar nga Brazili që drejton kuqezinjtë ka thënë se kjo ndeshje do të jetë krejt ndryshe nga ajo kundrejt Anglisë.

“Futbolli është i vështirë por do të duhet të gjejmë hapësirat e duhura. Andorra është një ekip që mbrohet mirë, luan me skema 5-4-1. E njoh trajnerin e tyre, futbollistët luajnë me shumë grintë dhe pasion për fanellën. Do të bëjmë disa ndryshime në aspektin strategjik të lojës që të gjejmë hapësirat e duhura sepse e gjithë loja do të luhet për 40-50 metra. Janë një ekip që nisen mirë, kanë dhe një lojtar të mirë dhe shumë inteligjent që luan mirë me topin dhe në aspektin strategjik duhet të bëjmë ndryshime për të parë se si do të ecim.” — ka thënë Sylvinho.

“Mund të ketë ndryshime por në aspektin strategjik, jo domosdoshmërisht nga lodhja që i vjen një lojtari apo problematika fizike.Punojmë shumë me videot, kemi një stërvitje sot ku do të merremi me disa elemente taktike. Përdorim edhe videot individuale me lojtarët specifikë. Mund të kemi 2-3 ndryshime dhe nuk është e lehtë që të përshtasësh lojtarët për kaq pak kohë dhe të bësh këto ndryshime. Duhet të kalojmë nga një ndeshje ku duhet të mbyllnim hapësirat dhe të nisnim topin vetë, në një ndeshje ku duhet të krijojmë rastet për të qenë të rrezikshëm.” — shtoi ndër të tjera ai.

Në Grupin K kualifikues për Botërorin e vitit 2026 bëjnë pjesë: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia dhe Andorra. Shqipëria ka zhvilluar ndeshjen e parë të saj të premten ndaj Anglisë, ku është mposhtur 2-0! Sonte, luhet ndeshja e dytë e ekipit me fillim prej orës 20:45 në “Arena Kombëtare”.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror