Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I PARË ZYRTAR

Cilët lojtarë luajtën në ndeshjen Kosova-Islanda (2017)?

Cilët lojtarë luajtën në ndeshjen Kosova-Islanda (2017)?


19 March, 2025 @11:22

Nesër Kosova pret Islandën në “Fadil Vokrri” në kuadër të playoffit për Ligën B/C të Kombeve. Ky do të jetë takimi i tretë me Islandën për Kosovën, ndërkaq me datën 24 të këtij muaji bëhen 8 vjet prej takimit të parë me ishullorët e largët evropian.

Atëherë, Kosova nën drejtimin e Albert Bunjakut kishte nisur zyrtarisht garat ndërkombëtare nën ombrellën e UEFA-së dhe ishte në grup kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” ku kundërshtar kishte edhe Islandën.

E ndeshja e parë ndaj tyre, në “Loro Boriçin” e Shkodrës shkoi kështu:

Më 24 mars të vitit 2017 Kosova zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare ndaj Islandës, në kuadër të kualifikime për Botëror (Rusia 2018). Ndeshja u luajt në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërkaq rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte:

Rezultati dhe golat

Kosova - Islanda 1-2 [Atdhe Nuhiu 52’ - Bjorn Sigurdarson 25’, Gylfi Sigurdsson 35’pen.]

11-shja startuese dhe banka rezervë

Kosova në këtë ndeshje drejtohet nga Albert Bunjaku, ndërsa në formacionin startues ishin: Samir Ujkani; Albion Pnishi, Amir Rrahmani, Fanol Përdedaj, Benjamin Kololli; Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha; Milot Rashica, Besart Berisha; Atdhe Nuhiu.

Deri në fund të ndeshjes, si zëvendësues u inkuadruan: Bersant Celina, Donis Avdijaj, Bernard Berisha.

Të tjerët në bankën rezervë: Arbër Zeneli, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini, Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Ardian Ismajli, Vedat Muriqi, Leart Paqarada, Elbasan Rashani.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror