SELEKTORI FLET PAS SHORTIT
Foda pas shortit: Grup i balancuar, por i vështirë!
14 December, 2024 @19:28
Selektori gjerman i Kosovës, Franco Foda, në deklaratën e parë të dhënë pas shortit për grupet kualifikuese drejt Botërorit: SHBA, Kanadë dhe Meksikë 2026 ka thënë se dardanët janë shortuar në një grup të balancuar, por të vështirë.
Ai ka thënë se është një lloj avantazhi që shtetet kundërshtare të shortit garantojnë udhëtime të shkurtëra, kurse sa i përket grupit - aty gjithçka është e mundur.
“Ky është një grup i vështirë, por shumë i balancuar. Avnatazh është se nuk duhet të udhëtojmë larg dhe tani do të merremi shumë intensivisht dhe në mënyrë specifike me kundërshtarët. Në këtë grup gjithçka është e mundur,” ka thënë Foda për faqen zyrtare të FFK-së.
Kosova është tërhequr në Grupin B nga vazoja e katërt, ndërsa në grup nga vazoja e të fortëve në këtë grup ka dalë Zvicra, pas së cilës nga vazoja e dytë ka ardhur Suedia e nga e treta, Sllovenia. Kosova ka pasur rast të takohet me të gjitha këto shtete më parë gjatë kualifikueseve për EURO, Botëror dhe Ligë të Kombeve!