EKIPI I BIELSËS, MPOSHT KAMPIONIN E BOTËS
Araujo dhe Nunez në festë, mposhtin kampionin e botës në “Bombonera”
17 November, 2023 @9:34
Ronald Araujo dhe Darwin Nunez kanë shënuar gol, ndërsa Uruguaji ka marrë fitore të madhe ndaj kampionit aktual të Botës, Argjentinës, në “Bombonera” me rezultat 0-2.
Për më tepër, uruguajanët kanë ndërprerë serinë prej 14 ndeshjesh pa humbje nën drejtimin e selektorit Lionel Scaloni.
Uruguaji që po drejtohet nga Marcelo Bielsa është në rrugëtim të mirë për në Botërorin e radhës WORLD CUP 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksiko, derisa në muajin e kaluar mposhtën Brazilin, këtë muaj Argjentinën.