Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit


Teksti: FFK

18 March, 2022 @15:42

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih. Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Të ftuarit e Giresses:

Portierët: Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj;

Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Haliti, Betim Fazliji, Mirlind Kryeziu, Ibrahim Dreseviq, Lirim Kastrati, Toni Domgjoni;

Mesfushorët dhe sulmuesit: Blendi Idrizi, Florian Loshaj, Valon Berisha, ; Milot Rashica, Emir Sahiti, Zymer Bytyqi, Edon Zhegrova, Florent Muslija, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Astrit Selmani.

a


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror