KOSOVA
Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”
Teksti: FFK
23 February, 2022 @19:48
Pas prezantimit para mediave si përzgjedhës i ri i Kosovës, trajneri francez, Alain Giresse,, ka vizituar Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së.
Gjatë këtyre vizitave Giresse është njoftuar nga presidenti Ademi me punimet e kryera dhe ato që do të vazhdojnë të kryhen në të ardhmen, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për ekipet kombëtare.
Ai është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë dhe ka përgëzuar drejtuesit e FFK-së që për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA kanë arritur në një nivel të tillë të infrastrukturës.
Po ashtu, Giresse së bashku me presidentin Ademi kanë bërë homazhe edhe tek shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, për të cilin përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës ka thënë se ka pasur një lidhje shumë të fortë miqësore.