Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QATAR 2022

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22


15 April, 2022 @14:36

Lufta që nisi në Ukrainë pas agresionit rus aty, bëri që Ukraina të mbetet pa luajtur ndeshjen e PlayOffit për Kampionat Botëror “Katar’22”.

UEFA, pas disa mbledhjeve të mbajtura dhe siç ka thënë prej solidaritetit të madh të treguar nga të gjithë, tashmë ka bërë të ditur se janë vendosur datat për ndeshjet e mbetura për të gjetur fituesin e biletës së fundit për në “Katar’22” nga zona e Evropës, UEFA.

Kështu, ndeshja e mbetur gjysmëfinale e PlayOffit ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës do të zhvillohet më 1 qershor.

Ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë ndaj Uellsit më 5 qershor në finale, fituesi i së cilës do të merr biletën për në Botëorin e ardhshëm, që luhet në fund të këtij viti, saktësisht në muajt nëntor dhe dhjetor.

Lokacionet, ende nuk janë zyrtarizuar bashkë me orën e fillimit të dueleve.

Sa i përket shortit, ai është hedhur më 1 prill, ndërsa fituesi i PlayOffit vecse e ka të sigurt grupin dhe kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet në Katar.

Fituesi i këtij PlayOffi futet në Grupin B, ku do të ketë punë me Anglinë, SHBA-të dhe Iranin.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori