Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi


31 March, 2022 @21:57

Ka qenë një eliminim i dhimbshëm, ndërsa përzgjedhësi Augustine Eguavoen ka dhënë dorëheqje sot nga posti i tij te Nigeria.

Nigerianët janë eliminuar në bazë të rregullës për gola si mysafir nga Gana, pasi që pas ndeshjes së parë në Ganë 0-0, ata barazuan në Abuja të Nigerisë 1-1 - barazim me gola ky, që në bazë të rregullit për gola si mysafir ia dha biletën për Botëror ganezëve.

Super-shqiponjat, siç thirren ndryshe nigerianët, kanë qenë pjesëmarrës standard të Botëroreve që prej vitit 1994 kur u patën kualifikuar për herë të parë (hiç “Gjermania 2006”). Pra Nigeria ka qenë pjesëmarrëse e gjashtë nga shtatë Botëroret e kaluara.

Eguavoen, 56-vjeçar, ka qenë në postin e përzgjedhësit të përkohshëm që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u largua Gernot Rohr. Bashkë me Eguavoen u largua edhe tërë stafi i trajnerëve të Nigerisë si Emmanuel Amuneke, Joseph Yobo dhe Salisu Yusuf.

“I falenderojmë trajnerëve dhe zyrtarëve për shërbimin ndaj kombit, i dëshirojmë suksese në angazhimet e tyre të së ardhmes,” ka thënë Dr Mohammed Sanusi Sekretar Gjeneral i NFF-së.

Ndërkaq pas kësaj ka pasur një komunikatë në faqen zyrtare të NFF-së, ku është thënë se pas një shqyrtimi të hollësishëm super-shqiponjat do të emërojnë selektorin e ri të tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori