Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE: ISLANDA - IZRAELI

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

Foto: IFA/fb

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim


13 June, 2022 @23:23

Një ndeshje jashtëzakonisht e luftuar u zhvillua në Rejkjavik sonte, ndërsa rezultati përfundimtar përfundimisht i konvenoi Shqipërisë!

Islanda dhe Izraeli barazuan përsëri me rezultat të  njëjtë 2-2, sikurse në përballjen e zhvilluar në Izrael dhe kështu - gjithçka sa i përket kualifikimit është në dorë të Shqipërisë!

Dy herë në epërsi ishte Islanda, ndërsa izraelitët barazuan dy herë për përfundimtaren 2-2 [Thorsteinsson 9, Helgason 60 - Gretarsson 35ag., Peretz 65].

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Deri në fund të Grupit 2 të Ligës B të Kombeve kanë mbetur edhe dy ndeshje, ndërsa Shqipëria ka në dorë fatin e vetë.

Izraeli është i pari me 5 pikë dhe pret Shqipërinë në shtator, ndërsa Islanda e dyta me 3 pikë, është mysafire e kuqezinjëve gjithashtu në shtator, kur edhe kryhet grupi - tjera ndeshje nuk ka dhe Shqipëria me 1 pikë të vetme aktualisht dhe dy fitore në dy ndeshjet e fundit do të mund të sigurojë kalimin në Ligën A të Kombeve!

Gjithçka vendoset në shtator.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror