MERR DETYRË TË RE
Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut
27 February, 2023 @10:48
Legjenda e futbollit gjerman, Jürgen Klinsmann, është emëruar trajner i ri i kombëtares së Koresë së Jugut ka bërë të ditur njoftimi i faqes zyrtare të kësaj kombëtareje nga Lindja e Largërt.
Kampioni Botëror me Gjermaninë në vitin 1990, Klinsmann, më parë ka drejtuar kombëtaren e ShBA-ve dhe Gjermanisë, ndërsa ka punuar edhe te Bayern e Hertha në Bundesligë.
Klinsmann 58-vjeçar do të dalë në konferencë për shtyp më 2 mars, për tu prezantuar edhe zyrtarisht para publikut jugkorean. Korea e Jugut në Botërorin e fundit, atë të Katarit 2022 u drejtua nga portugezi Paulo Bento, ndërsa arriti deri në të tetën e finales ku u eliminua nga Brazili.