Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI

Neymari do të operohet!

Neymari do të operohet!


19 October, 2023 @11:05

Sulmuesi i Brazilit dhe Al-Hilalit, Neymar do të duhet të operohet pas lëndimit të rëndë që e pësoi në ligamentin kryqëzor të këmbës së majtë, në përballjen që Brazili e luajti ndaj Uruguajit të martën.

Futbollisti 31 vjeçar u largua me mbajtëse nga fusha, ndërsa Brazili u mposht 2-0 në këtë ndeshje. Neymari ndërkaq, pa shprehur brengat dhe emocionet e tij.

”Është kohë jo e mirë. Jam i fortë, por kësaj radhe do të duhen familja dhe shokët shumë më shumë sesa herave tjera,” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Ende nuk dihet data e rikthimit të tij në fusha, por sipas prognozave të para minimumi për rikthim nga këto lëndime mund të çojë deri në 10 muaj. Golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit kishte kaluar nga PSG në kampionatin arab, por ka pasur shpesh lëndime në vitet e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror