Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SELEKTORI I RI

Pochettino emërohet selektor i njërit prej nikoqirëve të Botërorit 2026

Pochettino emërohet selektor i njërit prej nikoqirëve të Botërorit 2026


11 September, 2024 @11:18

Ish trajneri i Tottenhamit, Parisit dhe Chelseat, Mauricio Pochettino është emëruar përzgjedhës i kombëtares së SHBA-ve. Këta të fundit do të jenë bashkorganizator të Kampionatit Botëror 2026, Kanadën dhe Meksikën, në atë që pritet të jetë Botërori më masovik, për shkak të shtimit të numrit të skuadrave pjesëmarrëse.

Argjentinasi 52 vjeçar do të zëvendësojë selektorin Gregg Berhalter në detyrë, i cili u largua nga pozita e tij pas eliminimit të SHBA-ve në fazën grupore të Copa Americës së kësaj vere.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori