Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT BOTËRORIT

Kampionët e Botës dalin triumfues nga “Maracana”

Kampionët e Botës dalin triumfues nga “Maracana”


22 November, 2023 @8:20

Dueli kualifikues për Kampionatin Botëror 2026 ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës në Maracana të Rio de Janeiros ka kaluar me tensione si gjithmonë për shkak të rivalitetit të madh të këtyre dy shteteve, veçanërisht në futboll. Futbollistët e Argjentinës bënë thirrje për qetësim të të dyja palëve në tribuna, pasi që tensionimi i situatës mund të çonte te më e keqja. Pas ndeshjes Lionel Messi ka thënë se gjithçka ka qenë e rrezikshme në tribuna.

“Ka qenë dëshpëruese të shohësh nga afër se si po i rrihnin njerëzit. U kthyem në zhveshtore për të qetësuar gjithçka, pasi që do të mund të vinte deri te ndonjë tragjedi,” ka thënë ndër të tjera Messi, 36-vjeç, pas ndeshjes.

Brazili vs. Argjentina

Sa përleshje në tifozëri, sa lojë të ashpër në fushë, për të fituar Argjentina në fund me rezultat minimal Brazili-Argjentina 0-1 [Otamendi 63’]. Brazili prej minutës 81 të ndeshjes ka luajtur me një lojtar më pak, kur Joelinton ka marrë karton të kuq. Ai 9 minuta më parë kishte zëvendësuar Gabriel Magalhaesin!

Argentina

Me humbje, kriza e Brazilit po vazhdon dhe tash ka tre humbje radhazi në kualifikime. Argjentina në anën tjëtër është lidere në kualifikimet jugamerikane, me 5 fitore nga 6 ndeshje duke udhëhequr lokomotivën e latino-amerikanëve drejt mesit dhe Veriut, ku edhe do të mbahet Botërori 2026.

TABELA, pas gjashtë xhirosh:

1. Argjentina 15p
2. Uruguaji 13p
3. Kolumbia 12p
4. Venecuela 9p
5. Ekuadori 8p
6. Brazili 7p
7. Paraguaji 5p
8. Kili 5p
9. Bolivia 3p
10. Peru 2p.

*6 ekipet e para nga Amerika Jugore sigurojnë Botërorin.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror