SHORTI PËR GRUPE KUALIFIKUESE DREJT BOTËRORIT 2026
Kosova në grup tepër të vështirë
14 December, 2024 @19:13
Është hedhur shorti për grupet kualifikuese drejt Kampionatit Botëror të vitit 2026 në futboll që do të mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë, ndërsa Kosova është në Grupin B kualifikues.
Grupi B kualifikues drejt Botërorit në fjalë përmban katër shtete pjesëmarrëse që do të luftojnë për vendin e parë, që dërgon direkt në Botëror dhe vendin e dytë, që jep edhe një mundësi kualifikimi përmes playoffit që zhvillohet në mars të vitit 2026.
Si bartëse e grupit të Kosovës është shortuar Zvicra, kundërshtare e Kosovës në kualifikimet e fundit për EURO 2024. Aktualisht zviceranët drejtohen nga Murat Yakin.
Pas Zvicrës, ekipi i radhës që do të jetë kundërshtar i Kosovës është Suedia. Skandinavët Kosova i ka pasur rivalë në përballjet kualifikuese për Botërorin — Katari 2022.
Ndërkaq ekipi tjetër i radhës është gjithashtu i njohur për Kosovën. Rivali i tjetër për dardanët do të jetë Sllovenia - me të cilët Kosova është ndeshur në kuadër të Ligës C të Kombeve para dy edicioneve.
GRUPI B kualifikues drejt Botërorit 2026:
1. Zvicra
2. Suedia
3. Sllovenia
4. Kosova
Përballjet kualifikuese për Botërorin 2026, për shkak se grupi është me katër skuadra pjesëmarrëse, do të fillojnë në shtator të vitit 2025. Orari është përcaktuar në ditën e shortit, më vonë, ndërsa Kosova do të fillojë misionin drejt Botërorit ndaj Zvicrës jashtë në shtator për të pritur Suedinë në shtëpi.
Gjatë tetorit Kosova pret Slloveninë dhe udhëton në Suedi, për të mbaruar ndeshjet e rregullta kualifikuese me mysafirllëk në Slloveni para se të mbyllë ato me helvetët në shtëpi.
ORARI I PLOTË I KOSOVËS:
20:45 | 5 shtator 2025, Zvicra - Kosova
20:45 | 8 shtator 2025, Kosova - Suedia
20:45 | 10 tetor 2025, Kosova - Sllovenia
20:45 | 13 tetor 2025, Suedia - Kosova
20:45 | 15 nëntor 2025, Sllovenia - Kosova
20:45 | 18 nëntor 2025, Kosova - Zvicra.
Botërori në SHBA, Kanadë dhe Meksikë do të jetë i pari me 48 shtete pjesëmarrëse, ndërsa nga konfederata evropiane e futbollit numri i shteteve pjesëmarrëse është ngritur prej 13 në 16.