DARDANËT MËSOJNË VAZON PARA SHORTIT
Shorti për Botërorin 2026, Kosova në vazon e katërt
20 November, 2024 @12:44
Pas sigurimit të vendit të dytë në Ligë të Kombeve, përkatësisht në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve - Kosova është vërtetuar si pjesëmarrëse nga vazoja e katërt e UEFA-së në short për kualifikime drejt Kampionatit Botëror të futbollit që mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë në vitin 2026.
Botërori 2026 do të jetë i pari me 48 ekipe pjesëmarrëse, pasi që FIFA ka vendosur të ngrisë numrin e ndeshjeve dhe pjesëmarrësve në ngjarjen më të madhe të futbollit shtetëror në botë. Kjo ngritje, ka bërë që UEFA si Konfederatë e futbollit evropian nga 13 pjesëmarrës sa ka pasur deri tash në një Botëror të çojë numrin në 16 sosh.
Për këtë, UEFA ka bërë të ditur më parë se kualifikimet për Botëror që nisin gjatë vitit të ardhshëm do të luhen me 12 grupe kualifikuese që do të përmbajnë nga 4-5 skuadra aty. Vetëm fituesit e grupeve sigurojnë biletën direkte për Botërorin 2026.
Vendet e dyta (12 reprezentacione) dhe katër të tjera që vinë si më të mirët e përgjithshëm të Ligës së Kombeve (të pakualifikuar nga rrugëtimi i rregullt drejt Botërorit) luajnë playoffin me katër gjysmëfinale ku fituesit e të cilëve (4 fituesit) kompletojnë 16 evropianët në Botëror.
VAZO 1: Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia, Anglia, Belgjika, Zvicra, Austria;
VAZO 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Greqia, Rumania, Sllovakia, Çekia, Norvegjia.
VAZO 3: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda Veriore, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Izraeli.
VAZO 4: Bullgaria, Luksemburgu, Kosova, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
VAZO 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino.
Shorti për Kampionatin Botëror “SHBA, Kanada, Meksika - 2026” mbahet më 13 dhjetor të vitit 2024. Ndeshjet fkualifikuese fillojnë të luhen prej marsit ose qershorit të vitit 2025.