Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIFOZAT KUQ E ZI - JASHTË?!

FSHF lë pa bileta TKZ-në

FSHF lë pa bileta TKZ-në


17 March, 2025 @11:54

Për herë të parë në histori të tyre, Tifozat Kuq e Zi, që kanë mbështetur ekipin futbollistik të Shqipërisë në të gjitha ndeshjet e saj nuk do të kenë të sigurt hyrjen në stadium për ndeshjet reprezentacionit.

Në njoftimin e fundit të bërë nga TKZ, është bërë e ditur se FSHF i ka lënë ata pa bileta për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Botëror 2026, përballjet e së cilës nisin këtë muaj.

Kujtojmë, Shqipëria është në grup të vështirë kualifikues për Botëror, ku në grup ka kundërshtarë si Anglia e Serbia.

Kjo e fundit, mund të jetë edhe arsyeja e moslejimit të biletave për TKZ-në, pasi që FSHF ka bashkëpunim të mirë me FSS-në dhe nuk dëshiron të acarojë raportet pasi që tashmë Shqipëria e Serbia do të bashkorganizojnë EUROn U-21 në vitin 2027.

Mëposhtë, njoftimi i plotë i TKZ-së:

Të nderuar anëtarë,
Si asnjëherë më parë në këto 21 vite veprimtari të Tifozave Kuq e Zi, jemi lënë pa bileta për ndeshjet e Kombëtares!
Në këto 21 vite, jo rrallëherë TKZ përbënte njerëzit e vetëm që rrinin në shkallët e stadiumit, kur nuk kishte kushte, kur nuk kishte rezultate, ku nuk kishte stadium, ku nuk kishte tifozë, pasi atëbotë përkrahja e Kombëtares konsiderohej marrëzi.
Nëse ekipi kombëtar i futbollit ka pasur një aryse të mos ndihet inferior edhe kur humbja ka qenë e prenotuar, është sepse Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithnjë aty. Janë ndërruar trajnerë, lojtarë e stadiume, ndërsa të vetmit që kanë qenë të përhershëm pranë ekipit kombëtar kanë qenë Tifozat Kuq e Zi.
Tani në vitin 2025, kur jemi kualifikuar dy herë në Europian, dhe kur ekipi kombëtar ka nisur të korrë rezultate, e këssisoj edhe rritjen e kërkesës për bileta, jemi penalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit
.
Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike.
Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqertë dhe për më tepër është hakmarrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me serbinë dhe kur dihet që këta të fundit i kemi edhe në grup, në kualifikueset për botëror
.
Pra, me gjithëpërfshirjen e saj FSHF-ja nuk mendoi kur nxorri biletat me çmimet e kripura që tejkalojnë edhe çmimin e biletave për finalet e EURO 2024. Për ironi, me gjithëpërfshirje nuk mendoi as kur bëri thirrje për anëtarësim tek klubi i tiofzve, organizem ky i FSHF-së, e që doli me ofertë për “biletë të garantuar” për anëtarët e këtij klubi. Nuk mendoi as për standartin e shqiptarit të rëndomtë, por togfjalëshin “gjithpërfshirje” e përdori për të sulmuar dhe hakmarrë ndaj TKZ-së që nuk nënshtrohet, nuk i bindet, kjo pasi tribuna jonë është SOLD OUT, ndërsa që tribunat tjera ngelen akoma bosh. FSHF po bën të njejtat gabime, dhe mendon se do të ketë rezultat të ndryshëm, por po gabohet rëndë.
Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar
!◼

Shqipëria në kualifikime për Botëorrin 2026 që mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë vitin tjetër, do të duhet të sigurojë së paku pozitën e dytë për të shpresuar që përmes playoffit të arrijë biletën për ngjarjen e madhe. Kundërshtarët e Grupit K ku bën pjesë Shqipëria janë: Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.


DUELI PËRGATITOR

FFK aranzhon miqësore për qershor

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Kosova

FFK aranzhon miqësore për qershor

03/03/25 @ 11:04

RED DEVILS

Belgjika shkarkon selektorin!

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Transfere

Belgjika shkarkon selektorin!

17/01/25 @ 14:50

FIFA RANKING - DHJETOR 2024

Kosova mbyllë vitin 2024 në TOP-100 të FIFAs

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova

Kosova mbyllë vitin 2024 në TOP-100 të FIFAs

19/12/24 @ 19:07

KUQEZINJTË NË GRUP LUFTARAK

Shqipëria ndaj Anglisë e Serbisë në Grupin K drejt Botërorit 2026

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Shqipëria ndaj Anglisë e Serbisë në Grupin K drejt Botërorit 2026

14/12/24 @ 19:30

SELEKTORI FLET PAS SHORTIT

Foda pas shortit: Grup i balancuar, por i vështirë!

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Kosova

Foda pas shortit: Grup i balancuar, por i vështirë!

14/12/24 @ 19:28

SHORTI PËR GRUPE KUALIFIKUESE DREJT BOTËRORIT 2026

Kosova në grup tepër të vështirë

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Kosova

Kosova në grup tepër të vështirë

14/12/24 @ 19:13

DARDANËT MËSOJNË VAZON PARA SHORTIT

Shorti për Botërorin 2026, Kosova në vazon e katërt

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Kosova

Shorti për Botërorin 2026, Kosova në vazon e katërt

20/11/24 @ 12:44

FILLOJNË BISEDIMET

Thomas Tuchel pritet të bëhet përzgjedhës i finalistit të EUROs

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve

Thomas Tuchel pritet të bëhet përzgjedhës i finalistit të EUROs

15/10/24 @ 15:33

SELEKTORI I RI

Pochettino emërohet selektor i njërit prej nikoqirëve të Botërorit 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Pochettino emërohet selektor i njërit prej nikoqirëve të Botërorit 2026

11/09/24 @ 11:18

FEDERATA PREZANTON SELEKTORIN E RI

Franco Foda, përzgjedhës i ri i Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova

Franco Foda, përzgjedhës i ri i Kosovës

17/02/24 @ 22:04


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror