Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SYLVINHO, PAS NDESHJES NDAJ ANGLISË

Sylvinho: Ndaj Anglisë mund të pësosh 5 gola!

Sylvinho: Ndaj Anglisë mund të pësosh 5 gola!


22 March, 2025 @3:26

Selektori brazilian i Shqipërisë, Sylvinho Mendes, në deklaratën e tij dhënë për media pas ndeshjes ndaj Anglisë, ku kuqezinjtë pësuan 2-0 si mysafir pak a shumë ka mbrojtur mënyrën e lojës, që ishte tepër e tërhequr. Borozani.com

Ai ndër të tjera ka shtuar se kuqezinjtë kanë qenë në pritje për të barazuar, por se goli i dytë “ua preu këmbët”!

“Anglia është një ndër ekipet më të forta. Ka qendërmbrojtësit shumë të fortë. Ka qenë ndeshja e parë dhe nuk është lehtë të fitosh në ëembley. Aty luajnë më të mirët e botës, është shumë vështirë,” ka thënë fillimisht ai.

“Jam i lumtur dhe krenar për të gjithë lojtarët që u futën në fushë, nëse aty nuk del i organizuar mirë, përfundon shumë keq. Mund të pësosh edhe 5 gola. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, në 15 minuta ishim në lojë. Broja bëri punë të mirë, mund të ishim afruar te barazimi, por kur dhanë golin e dytë, përfundoi gjithçka,” tha 50 vjeçari që dërgoi Shqipërinë në EURO 2024, ndërsa pas rënies në Ligën C të Kombeve, tash po mundohet që të gjejë rrugë për të siguruar biletën e parë drejt një Botërori për kuqezinjtë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror