Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLAT E SHPEJTË, ÇLIRUAN EKIPIN

Manaj hapi Andorrën, Shqipëria mori fitoren e parë

Foto: FSHF

Manaj hapi Andorrën, Shqipëria mori fitoren e parë


24 March, 2025 @23:17

Dy golat e shpejtë të sulmuesit Rey Manaj kanë bërë që Shqipëria ta kalojë lehtë ndeshjen ndaj Andorrës, ku priste fitore. Sulmuesi i Sivassporit shënoi dy herë në 20 minutat e para të ndeshjes për t’ia dhënë avantazhin dhe rehatinë kuqezinjëve ndaj Andorrës së mbyllur!

Deri në fund, kuqezinjtë shënuan edhe njëherë me zëvendësuesin Myrto Uzuni, për të përmirësuar goldallimin e përgjithshëm, për të marrë fitoren: Shqipëria - Andorra 3-0 [Rey Manaj 9’, 19’, Myrto Uzuni 90’+2]. Fitorja bëri që Shqëipria të arkëtojë tre pikët e para në Grupin K kualifikues për Botëror dhe të dalë në vend të dytë, pas Anglisë që ka 6 pikë!

Sa i përket lojës, pos golave, ishte tejet e matur nga kuqezinjtë që nuk gjenin rrugë më vonë për të shënuar në portën e andorrianëve të ngujuar në mbrojtje dhe pa plan për më shumë.

Në pjesë të dytë, Sylvinho i dha mundësi Marash Kumbullës të kthehet në fushë të lojës pas një kohe të gjatë. Adrion Pajaziti përsëri mori minuta, duke luajtur prej minutës së 75-të të ndeshjes, si dhe Uzuni që zëvendësoi Brojën një minutë më vonë. Përkundër se kundërshtari ishte nën nivelin e Shqipërisë, tekniku brazilian nuk pa të nevojshme të bëj edhe ndonjë provë me ndonjë zëvendësim tjetër në minutat e mbetura të lojës.

TABELA AKTUALE E GRUPIT K:

1. Anglia 6p. +5 (kualifikim në Botëror)
2. Shqipëria 3p. +1 (playoff për Botëror)
3. Letonia 3p. -2 (eliminim)
4. Serbia =p.0 (eliminim)
5. Andorra 0p.-4 (eliminim).

REZULTATET E NATËS:
Anglia - Letonia 3-0
Shqipëria - Andorra 3-0

NDESHJET E RADHËS:
07.06.2025 18:00 Andorra-Anglia
07.06.2025 20:45 Shqipëria-Serbia.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror