Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF NJOFTON!

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!


13 May, 2025 @16:46

Përmes një njoftimi të botuar para pak çasteve, FSHF ka bërë të ditur se nuk do të ketë kategorizime në shortin automatik, për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëria - Serbia, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Dje, FSHF bëri të ditur se biletat kësaj radhe nuk do të dalin në shitje si zakonisht, por do të ketë formular i cili duhet të mbushet nga të interesuarit, e pastaj shorti automatik do të përcaktojë se kush do jetë fitues për të blerë biletën për të cilën ka aplikuar.

Mediat përfolën se sistemi automatik i përzgjedhjes ka për qëllim që të ndalojë tifozë të shumtë nga Kosova që të ndjekin Shqipërinë. E sot, FSHF reagoi duke thënë se kjo gjë është e pavërtetë.

DEKLARATA E PLOTË E FSHF-së:

Deklaratë për media e FSHF në lidhje me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe abuziv. FSHF i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale.
Sqarojmë se procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi do të kryhet përmes një sistemi transparent dhe të hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë diskriminim apo përjashtim
.
Aplikimi për bileta do të nisë më 15 maj, përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së. Afati i aplikimit do të zgjasë dy javë dhe në fund të muajit maj do të zhvillohet një short kompjuterik, për të përzgjedhur tifozët që do të kenë të drejtën të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email.
FSHF mbetet e përkushtuar ndaj një organizimi dinjitoz të ndeshjes dhe fton të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që ndodhen, të ndjekin me besim komunikimet zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme
.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror