NJOFTIMI I RADHËS NGA FSHF

Foto: FSHF
FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara
14 May, 2025 @10:43
Përmes një njoftimi të lëshuar sot, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se për Tifozët e Kombëtares (TK), biletat janë të garantuara për ndeshjen Shqipëria - Serbia që do të luhet në “Arenën Kombëtare”.
Tifozët e Kombëtares, janë krijuar para EURO 2026 nga FSHF, ku secili që regjistrohet duke u abonuar në pakot e publikuara nga Federata, siguronte biletat për evropianin e parë të Shqipërisë. Prej atëherë, FSHF po shtyen përpara këtë grup, ku pakoja bazë kushtonte 20 euro vjetore, ndërsa të tjerat si silver e gold 50 dhe 100 euro vjetore, varësisht prej benefiteve të përcaktuara nga ajo.
Kështu, të gjithë ata që kanë pasur të paguar njërën nga pakot para 10 majit tashmë kanë të sigurt biletën nëse duan ta blenë për këtë ndeshje, por edhe për të gjitha ndeshjet tjera kualifikuese për Botërorin 2026 të kuqezinjëve.
Sot FSHF ka bërë të ditur se TK nuk ka nevojë që të hyjë fare në shortin automatik për bileta për këtë ndeshje, pasi që ata për shkak se kanë paguar më parë, kanë të sigurta ato dhe përmes një linku do të mund t’i blenë.
“Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.
Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.
FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!”