Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KDE-së

Ferizaji-Ballkani, dënohet klubi dhe drejtorët sportiv!

Ferizaji-Ballkani, dënohet klubi dhe drejtorët sportiv!


16 May, 2025 @12:13

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (KDE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur vendimet e tij, pas shqyrtimit të inicimeve disiplinore të lëshuara nga Komisioni i Garave (KG).

Kështu, FC Ferizaji është dënuar me 800 euro për shkak të hedhjes së gjësendeve në drejtim të lojtarëve mysafir, ndërkaq me të holla janë dënuar edhe drejtorët sportiv të të dyja skuadrave.

Mëposhtë, vendimi i lëshuar nga KDE:

FC “Ferizaj”. Në min 84 të ndeshjes tifozët vendas të Ferizajt hedhin shishe PVC (6,7 copa) të mbushura me ujë në drejtim të lojtarëve mysafirë në fushë, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të korridorit për në lokalet zyrtare fyejnë dhe ofendojnë rëndë në drejtim të kryesisë dhe lojtarëve të ekipit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Drejtori sportiv i FC “Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID:037201M83;  Pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të korridorit të lokaleve zyrtare bashkë më një grup simpatizuesish fyejnë, shajnë dhe ofendojnë rëndë lojtarët dhe stafin e FC “Ballkani”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Drejtori sportiv të FC “Ballkanit” Omer Bunjaku; Pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të korridorit të lokaleve zyrtare është përfshirë në ofendime, fyerje dhe sharje të ndërsjella me një grup simpatizuesish dhe drejtorin sportiv të Ferizajt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga