Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E SYLVINHOS PËR NDESHJET E QERSHORIT

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

Foto: FSHF

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë


26 May, 2025 @10:48

Trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho Mendes, ka përzgjedhur futbollistët që do të bartin barën e dueleve të qershorit në kuadër të kualfikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksiko.

Lista e selektorit që kualifikoi kuqezinjtë në EURO 2024 përbëhet nga 27 lojtarë, një listë e gjerë që ka edhe futbollistë rezervë që do të përdoren në rast nevoje aty.

Vlen të theksohet se Armando Broja dhe Mirlind Daku janë të ftuar në fushën e sulmit, ndërkaq edhe mbrojtja duket e plotë me Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin. 

Në përgjithësi një listë e pritur e selektorit para ndeshjeve ku Shqipëria do të kërkojë fitore të rëndësishme në rrugëtimin e saj për në Botëror. Së pari, në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor ndaj Serbisë e pastaj edhe ndaj Letonisë në “Skonto” më 10 qershor.

Aktualisht, Shqipëria ka 1 fitore dhe 1 humbje në Grupin K kualifikues, rezultate këto të arritura gjatë marsit, ku kuqezinjtë u mposhtën nga Anglia dhe fituan ndeshjen ndaj Andorrës.

Kujtojmë, nga grupet kualifiuese për Botërorin 2026 vetëm fituesi i grupit siguron biletën për ngjarjen e madhe të futbollit shtetëror, ndërkaq pozita e dytë mundëson rrugëtimin përmes ndeshjeve të playoffit.

FTESAT E SYLVINHOS

:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani;

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami;

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha;

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku;

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror