RIVALI I RADHËS I KUQEZINJËVE

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!
20 May, 2025 @14:32
Përballja e madhe e Grupit K kualifikues ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë tashmë është afruar, ndërsa kundërshtari i kuqezinjëve ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar nga selektori i tyre, Dragan Stojkovic.
Lista e gjerë e Serbisë përmban 37 lojtarë dhe pritet të shihet në ditët në vijim për cilët do të vendos selektori i tyre, derisa ndeshja do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, që pritet të jetë e stërmbushur.
Futbollistët e ftuar:
PORTIERË: Rajkovic, Petrovic, Jovanovic, Rosic;
MBROJTËS: Milenkovic, Pavlovic, Erakovic, Babic, Stojic, Simic, Terzic, Nedeljkovic;
MESFUSHORË: Lukic, Gudelj, Maksimovic, Zivkovic, Ilic, Samrdzic, Katai, Racic, Mitrovic, Topic, Maksimovic, Stanic, Vidosavljevic;
SULMUES: Mitrovic, Vlahovic, Jovic, Stulic.
Shqipëria ka nisur në mars kualifikimet për Botërorin e vitit 2026 dhe në ndeshjet e para të saja ka regjistruar një fitore dhe një humbje. Favorit absolut i grupit llogaritet të jetë Anglia, ndërsa Shqipëria është duke shikuar mundësinë për playoff, të cilën e garanton vendi i dytë në grup.
TABELA AKTUALE:
1. Anglia 6p.
2. Shqipëria 3p.
3. Letonia 3p.
4. Serbia -
5. Andorra 0p.
Për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Për Shqipërinë dueli i tretë dhe ndër më të rëndësishmit.
DUELET E QERSHORIT:
7.6.2025 Andorra - Anglia
7.6.2025 Shqipëria - Serbia
10.6.2025 Serbia - Andorra
10.6.2025 Letonia - Shqipëria