Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I PARË SERIOZ

Drita ka zyrtarizuar Liridon Balajn

Foto: FCDrita/ fb

Drita ka zyrtarizuar Liridon Balajn


29 May, 2025 @13:54

Futbollisti 25-vjeçar i lindur në Zvicër me karrierë të nisur te Besa në Pejë gjatë stinorit 2018/19, Liridon Balaj - është zyrtarizuar si përforcim i ri i Dritës, kampiones së posashpallur të Kosovës.

Balaj, që luajti në kampionatin zviceran (Aarau, Schaffhausen) dhe belg (Deinze) në vietet e kaluara, prej fillimit të stinorit të kaluar 2024/25 ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Pas ndarjes nga ata, tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e kampionit të Kosovës, ndërsa ai u zyrtarizua dy ditë më parë te Drita.

“Liridon Balaj është përforcimi ynë më i ri
Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj.
Balaj është zyrtarizuar nga Drejtori Sportiv i klubit, z. Valon Zymberi, i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme.
Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria,”
shkroi ndër të tjera Drita, duke bërë të ditur se për dy stinorët e ardhshëm ai do të jetë pjesë e ekipit bardhekaltër nga Gjilani.

Përndryshe, në ditët e kaluara Drita ka vazhduar kontratat e lojtarëve kryesorë të ekipit, përfshirë Albert Dabiqaj, kapitenit Rron Broja, qendërmbrojtësit Juan Camilo Messa, etj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga