FERIZAJ - GJILANI

Foto: FC Ferizaj / FB
Ndahen pikët në ndeshjen përmbyllëse, Ferizaj e Gjilani përfundojnë pranë njëri-tjetrit
25 May, 2025 @18:20
Një ndeshje me plot raste për shënim u zhvillua sot mes Ferizajit dhe Gjilanit në xhiron përmbyllëse të Superligës.
Në fund pikët mes skuadrave u ndanë, me ndeshjen që u mbyll 2-2 (Valmir Nafiu 21’, Betim Haxhimusa 48’ / Armend Thaqi 57’, Almir Aganspahic 82’).
Vendasit kishin epërsi të dyfishtë pas dy golave të shënuara nga Nafiu e Haxhimusa, të dyja të asistuara nga Albion Kurtaj, por Gjilani nuk lejoi që të mposhtej dhe shënoi dy herë për ta mbyllur ndeshjen me barazim.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS
Pas pranverës fantastike që e pati, Ferizaj e mbyllë sezonin në vendin e pestë, kurse Gjilani përfundon një pozitë mbi të.