Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA - BALLKANI

Barazim mes suharekasve, Suhareka bie nga Superliga

Barazim mes suharekasve, Suhareka bie nga Superliga


25 May, 2025 @18:10

Barazim mes Suharekës dhe Ballkanit sot në Suharekë. Takimi në fjalë përfundoi 2-2 (Gentrit Halili (AG) 45+9’, Mevlan Zeka (P) 76’ / Bernard Karrica (P) 33’, Valentin Serebe (P) 58’).

Ky rezultat bashkë me fitoren e Llapit ndaj Dukagjinit në Podujevë bëjnë që Suhareka sezonin tjetër të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshja e sotme kaloi me plot ndërprerje për shkak të rishikimeve të ndryshme të VAR-it. I pari prej tyre ishte rreth minutës së 30’, kur me ndihmën e VAR-it për Ballkanin u referua një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Bernard Karrica (33’). I njëjti lojtar u përjashtua nga loja me karton të kuq rreth 10 minuta më vonë.

Rishikim pakuptimisht të gjatë pati edhe në fundin e pjesës së parë, pas të cilit goli i Suharekës u pranua, pasi që Mevlan Zeka nuk ishte në pozitë jashtë loje, para se Gentrit Halili i Ballkanit të shënonte autogol për 1-1.

TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS

Në minutën e 48’, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi që Eneid Kodra i Suharekës u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, Ai i shkaktoi dy penallti dhe u ndëshkua nga një herë me të verdhë për secilën prej tyre. Një paraqitje për t’u harruar. Nga kjo penallti (58’) i saktë u tregua Valentin Serebe për 1-2 të Ballkanit.

Për rezultatin përfundimtar 2-2 shënoi Mevlan Zeka (76’). Edhe Zeka shënoi nga pika e bardhë, një tjetër vendim që u mor pas rishikimit me VAR. Për Mevlan Zekën ky ishte goli i 21-të personal, që e bën atë golashënuesin më të mirë të Superligës për këtë sezon.

Kështu, përkundër investimeve marramendëse dhe fillimit të bujshëm të sezonit, Suhareka bie nga Superliga, e Ballkani e mbyllë sezonin në vendin e dytë, vend që iu siguron atyre dalje në garat evropiane sezonin që vjen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga