Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DUKAGJINI

Llapi fiton ndaj Dukagjinit, siguron barazhin

Llapi fiton ndaj Dukagjinit, siguron barazhin


25 May, 2025 @18:02

Në xhiron e fundit të sezonit në Superligë, Llapi ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit.

Kjo fitore bën që Llapi ta mbyllë sezonin në pozitën e tetë, pozitë që dërgon në barazh. Aty Llapi do të përballet me Vushtrrinë, të cilën duhet ta mposhtë në mënyrë që të jetë pjesë e Superligës sezonin tjetër.

TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS

Takimin e sotëm ndaj Dukagjinit Llapi e fitoi 3-1 (Ahmed Januzi 11’, 39’, Arianit Hyseni 66’ (P)  / Erlis Xhemajli 51’).

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 2-0 me dy golat e Ahmed Januzit, e pjesën tjetër të ndeshjes Llapi e menaxhoi mirë dhe e mbylli ndeshjen me fitore, për ta siguruar kështu barazhin dhe për ta lënë Suharekën të bie nga liga, bashkë me Niklin 74, skuadër e rënë tash e sa kohë.

Të vetmin gol për Dukagjinin në këtë takim e shënoi mesfushori Erlis Xhemajli, kurse goli i tretë i Llapit u shënua nga Arianit Hyseni nga pika e bardhë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga