Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FERONIKELI 74

Katër gola në ditën e festës, Drita mbyllë sezonin me fitore

Katër gola në ditën e festës, Drita mbyllë sezonin me fitore


25 May, 2025 @18:05

Fitore me përmbysje për Dritën në ditën që e festoi titullin e siguruar tash e sa xhiro.

Takimin e sotëm ndaj Niklit 74 gjilanasit e fituan 4-1 (Besnik Krasniqi (P) 30’, Arb Manaj 45+2’, 46’, Raddy Ovouka 72’ / Sokol Kiqina 14’).

Ndonëse mysafirët shënuan të parët me një gol të bukur të Sokol Kiqinës pas asistimit nga Leart Zekolli, Drita tregoi forcën dhe shënoi plot katër herë të tjera për përmbysje dhe fitore.

TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS

Kështu, Drita mbyllë sezonin me plot 74 pikë të tubuara, 12 më shumë se ndjekësi i parë Ballkani, kurse Nikli 74 sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Parë.

Kujtojmë që Drita, që sot e feston titullin e katërt në historinë e saj, gjatë verës do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, duke filluar nga rrethet e hershme të kualifikimit drejt Ligës së Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga