Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - MALISHEVA

Pa fitues në “Fadil Vokrri”, por Evropa e siguruar

Foto: FC Prishtina / FB

Pa fitues në “Fadil Vokrri”, por Evropa e siguruar


25 May, 2025 @18:15

Dy skuadrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane gjatë verës, Prishtina e Malisheva, barazuan sot në kryeqytet.

Takimi mes skuadrave në fjalë u mbyll 2-2 (Diar Halili AG 29’, Drilon Hazrollaj 30’ / Sinan Kadiri 60’, Ronald Sobowale 79’).

Mysafirët nga Malisheva pjesën e parë e mbyllën me epërsi të dyfishtë, por vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë gjatë pjesës së dytë, për ta marrë të paktën një pikë nga ky takim.

TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS

Kështu, Malisheva mbyllë sezonin në vendin e tretë dhe siguron garimin në kualifikimet e Conference Ligës në sezonin që vjen, kurse triumfi në Kupë Prishtinës i mundëson garimin në kualifikimet e Europa Ligës gjatë sezonit të ri.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga