TOKYO 2020
Për të katërtën herë rresht, SHBA e artë në basketboll
7 August, 2021 @9:35
Shtetet e Bashkura të Amerikës, duke e mposhtur Francën me rezultat 82-87, e arriti medaljen e artë për të katërtën herë rresht në Lojërat Olimpike.
Epërsia ishte e ngushtë por gjithmonë në kontrollë të SHBA-së dhe kështu në fund arritën të hakmirren ndaj Francës, që ia shkaktuan humbjen e vetme në këtë Olimpiadë.
Kevin Durant shkëlqeu me 29 pikë e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Jayson Tatum me 19 pikë.
Te Franca u dalluan Evan Fournier dhe Rudy Gobert me nga 16 pikë secili.
SHBA me këtë fitore e arriti medaljen e 16 në 20 paraqitje në Olimpiada, kurse për Francën kjo ishte finalja e tretë në histori dhe që 3 herë ka pësuar nga SHBA.