Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEDERATA EVROPIANE E XHUDOS

I mahnitshëm suksesi i shtetit 1.8 milionësh

I mahnitshëm suksesi i shtetit 1.8 milionësh


Autore: Thea Cowen (eju.net) Përkthimi dhe përshtatja: TopSporti.com

6 August, 2021 @13:18

Ata po marrin herë vetëm për herë të dytë në Lojëra Olimpike dhe tashmë kanë 3 medalje të arta. Kosova, një shtet i vogël ballkanik po bën të pabesueshmen në sportin e xhudos.

Pas Rio 2016 kur Majlinda Kelmendi mori të artën e parë në debutim të Kosovës në Lojëra Olimpike, vetëm disa ditë më parë me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, Kosova i kapi edhe dy medalje tjera të arta në Tokio 2020.

Është situatë mahnitëse se si një shtet i vogël me vetëm 1.8 milionë banorë ka prodhuar medalistë olimpik për një periudhë kaq të shkurtër. Për më tepër, të gjitha këto medaliste janë nga qyteti i Pejës në Kosovë dhe të trija punojnë me trajnerin e njëjtë, Driton Kuka.

Përkundër se i suksesshëm, Kuka vazhdon të jetë modest. Ai mbetet i afërt me të gjithë, nuk paragjykon dhe mbi të gjitha, është jashtëzakonisht lojal me xhudistët e tij.

“Majlinda ka bërë që Kosova të jetë në sy të botës dhe ka ndikuar që Kosova të pranohet në Komitet Olimpik, në Lojëra Olimpike,” ka thënë Kuka.

Tash edhe ardhmja duket e ndritshme për këtë vend të vogël, derisa në skenë kanë dalë Krasniqi e Gjakova, që pritet të mbrojnë të artat e tyre në Paris 2024. Por tregimi nuk përfundon këtu. Aty po priten fluturime të reja, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe premtuesja Laura Fazliu janë të tjerat.

Nuk ka dyshime që Driton Kuka do të lirojë nga foleja e tij në Pejë, kampionë të rinj.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo