Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRAND SLAM @ TBILISI

Laura Fazliu fiton të argjendtën në Tbilisi

Foto: IJF

Laura Fazliu fiton të argjendtën në Tbilisi


25 March, 2023 @14:53

Sikurse Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dje, edhe Laura Fazliu ka arritur në finale të Grand Slamit të xhudos në Tbilisi sot. Pasi që arriti finalen 22-vjeçarja Fazliu u mposht aty nga britanikja Lucy Renshall, për të mbyllur garën me medalje të argjendtë.

Laura përndryshe ka pasur një garë mjaft të mirë, derisa pasi që kaloi xhiron e parë pa lojë, mposhti radhazi kinezen Jing Tang e francezen Gaetane Deberdt për të arritur në çerekfinale të garës.

Aty u ndesh me britaniken Gemma Howell, të cilën e mposhti për të arritur në TOP-4 të kategorisë së saj deri në 63 kilogramë.

Aty kishte duel tepër të mirë ndaj australianes Katharina Haecker, të cilën e kaloi shpejt me ippon, për të siguruar finalen e garës.

Laura Fazliu fitoi 700 pikë olimpike në këtë garë.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo