Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RENDITJA BOTËRORE

Distria e para në renditjen botërore

Distria e para në renditjen botërore


15 May, 2023 @11:24

Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi ka dalë në vendin e parë të renditjes botërore të xhudos në kategorinë e saj. Pejanja 27-vjeçare, së fundi ka qenë e dyta në renditje, ndërsa në këtë të fundit doli në vendin e parë duke arritur në 7275 pikë, për të kaluar Chelsie Gilesin e Britanisë së Madhe në renditje.

Kampionja olimpike mori vendin e pestë në Kampionatin Botëror të mbajtur gjatë javës së kaluar në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe me 720 pikët e fituara aty, kërceu në vend të parë të renditjes së përgjithshme.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo