Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOTËRORI 2023 NË DOHA

Nora Gjakova, e shtata në Doha

Foto: KOK

Nora Gjakova, e shtata në Doha


Teksti: KOK

9 May, 2023 @16:32

Kampionia jonë olimpike, Nora Gjakova, u rendit e shtata në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Doha.
Gjakova shënoi dy fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, duke arritur suksesshëm deri në çerekfinale, ku pësoi humbje.
Rrugëtimin drejt medaljes së bronztë e vazhdoi përmes repesazhit, me ç‘rast u ndal nga jugkoreanja, Mimi Huh.
Me vendin e shtatë, Nora arkëtoi 520 pikë olimpike Paris 2024, të cilat e mbajnë në pjesën e epërme të renditjes olimpike dhe botërore.
Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg), të cilës i urojmë fat dhe suksese.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo