Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRAND PRIX @ ALMEIDA - PORTUGAL

Loriana Kuka e bronztë Grand Prix të Portugalisë

Loriana Kuka e bronztë Grand Prix të Portugalisë


29 January, 2023 @20:41

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në kuadër të Grand Prix Almeida 2023 në Portugali, për të siguruar pikë të reja Olimpike në rrugëtimin drejt Parisit 2024.

Kuka fillimisht kaloi qiprioten Zanet Michaelidou e pastaj ekuadorianen Vanessa Chala, derisa u mposht nga ukrainasja Yelizaveta Lytvynenko.

Sidoqoftë, Loriana u kthye përmes repechage për të siguruar medaljen, duke mposhtur së pari sllovenen Patricija Brolih e më pas edhe jugkoreanen Jeongyn Lee.

Loriana këto ndeshje u drejtua nga legjenda botërore e xhudos Majlinda Kelmendi.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo