TOKYO 2020
Caktohen gjysmëfinalistët e Lojërave Olimpike në futboll
31 July, 2021 @23:27
Janë caktuar gjysmëfinalistët e Lojërave Olimpike në futboll.
Spanja në çerekfinale e mposhti Bregun e Fildishtë në vazhdime me rezultat 5-2 dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Brazili me rezultat minimal e eliminoi Egjiptin, duke e mposhtur 1-0.
Në duelin në mes të Meksikës dhe Koresë Jugore u shënuan gjithësej 9 gola, derisa fitues ishte Meksika me rezultat 6-3.
Gjysmëfinalisti i fundit ishte Japonia që e mposhti Zelandën e Re me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penalltive.
Kështu në gjysmëfinale do të takohen Meksika me Brazilin dhe Japonia me Spanjën.
Ndeshjet do të luhen më 3 gusht.